Ju kujtohet ‘In My Feelings’? Dua Lipa dhe Drake sërish krah njëri-tjetrit! Erdhi koha për një duet

Ju kujtohet ‘In My Feelings’? Dua Lipa dhe Drake sërish krah njëri-tjetrit! Erdhi koha për një duet

July 28, 2022 0

Drake dhe Dua Lipa-kombinimi perfekt. Teksa shumë fansa shpresojnë t’i shohin në një bashkëpunim, duket se dëshira e tyre ka marrë më shumë kuptim tani që dy artistët me famë botërore janë shfaqur bashkë.

Dua dhe Drake kanë marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në një festë të përbashkët. Një mik i tyre ka festuar ditëlindjen dhe dyshja kanë qenë të ftuar. Në rrjetet sociale është postuar një foto nga festa ku Dua dhe Drake shfaqen bashkë në shoqërinë e miqve të tyre.

Ndërkohë ylli me origjinë shqiptare ka qenë e shoqëruar me të vëllanë, Gjinin, i cili po ashtu ka pozuar në foto.

Dua dhe Drake ruajnë një raport të mirë prej vitesh. Madje në 2018 Dua është shfaqur, krah shumë emrave të tjerë të njohur, në një prej videoklipeve më të suksesshëm të reperit kanadez, ‘In My Feelings’.

Dua ishte një nga shumë VIP-at që u bë pjesë e sfidës virale të kërcimit të kësaj kënge asokohe. Më pas ylli i ‘God’s plan’ e përfshiu në videoklip.

revista.one/