E para në Kili/ Italiania 16-vjeçare me pasaportë shqiptare, rezultatat fantastik në Slallomin Gjigant
July 30, 2022Nga Kili i largët, erdhi lajmi se skiatorja Lara Colturi vetëm 16 vjeç, italiane e natyralizuar në shqiptare, arriti të triumfojë në garat e sajë në në Sllalomin Gjigand. Në dy ditet e para te konkurimit ajo ka bërë dy gara të jashtëzakonshme duke lënë pas çdo kundërshtare me më shumë se 6 sekonda.
Lara është vajza e ish-medalistes Olimpike Italiane Daniela Ceccarelli, e cila është edhe drejtoresha teknike e Federatës Shqipare të Skive. Per tu theksuar fakti se ajo ka arritur një rezultatet prej 28.5 pikesh që është edhe rekordi i pikëve të një sportisti shqiptar. Lara bashkë me stafin e saj do të qendrojë në Ameriken Latine deri në fund të shtatorit ku do zhvillojë më shume se 10 gara për t’u kthyer më pas në Itali. Gjatë qëndrimit atje ajo do zhvillojë gara si në Kili ashtu edhe në Argjentinë.