Një ditë pas tragjedisë/ Plazhi i Potamit i braktisur; Lule e kukulla e vajzës në vendin ku u nxor e pajetë nga deti (FOTO)

Një ditë pas tragjedisë/ Plazhi i Potamit i braktisur; Lule e kukulla e vajzës në vendin ku u nxor e pajetë nga deti (FOTO)

August 3, 2022 0

Kjo është pamja e plazhit të Potamit në Himarë, ku ndodhi ngjarja tragjike. Një ditë më parë, shefi i policisë Arjan Tase goditi me skaf për vdekje vogëlushen 7 vjeçare, vajzën e familjes Avdia.

Në shezlongët ku po pushonte kjo familje janë ende sendet e tyre personale, teksa në vendin ku u nxorr trupi i pajetë i të miturës janë vendosur sot lule dhe një kukull e saj. Plazhi i Potamit nga dje dhe sot është braktisur, në shenjë revolte dhe zie për vdekjen e vajzës.

Ndërkohë e njëjta braktisje tha Bruko vihet re në gjithë bregdetin e Himarës.

Familja e vajzës hap mortin në Tiranë

Jonada Avdia, 7 vjeç, është vajza e vogël që humbi jetën sot në Himarë nga ngjarja e rëndë, kur një skaf e aksidentoi në bregdetin e Potamit.

Ajo kishte ardhur me familjen nga Kanadaja për të kaluar pushime në Atdhe por jeta iu pre në mes.

Pas tragjedisë familja Avdia, me origjinë nga Tropoja, ka bërë edhe njoftimin e dhimbshëm se ceremonia mortore për t’i dhënë lamtumirën vogëlushes do të zhvillohet ditën e nesërme në Laprakë të Tiranës.

Gjyshi i saj ka publikuar një status, ku njofton për ngjarjen e rëndë dhe tregon detajet e ceremonisë së varrimit.

“Shoke dhe miq, ju njoftojme me hidherim te thellë vdekjen e mbeses tone Jonada Bledar Avdia, ne moshen 7 vjecare, nga nje aksident tragjik në plazhin e Himares. Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, ne aresen: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, afer Intesa San Paolo Bank Laprake”.

revista.one/