“Dëgjuam të bërtitura fëmije ‘mama, mama’”, tragjedia në Nju Jork/ Aktori shqiptar Florind Belliu i jep fund jetës, bashkë me gruan e tij hidhet nga kati i gjashtë i banesës, lanë pas dy fëmijë
August 7, 2022Detaje trishtuese janë zbardhur këtë mëngjes nga tragjedia e një familje shqiptare në New York, ku aktori Florind Belliu 35 vjeç, vrau gruan e tij Ornela 28 vjeçe, duke e shtyrë nga kati i gjashtë i pallatit dhe më pas u vetëflijua. Ajo që e bën edhe më tronditëse ngjarjen është fakti se 28-vjeçarja ishte shtatzënë. Në Amerikë bashkë me familjen ishte edhe mamaja e Florindit, së bashku me motrën, të cilat janë parë të shkatërruara në vendin e ngjarjes, pasi kanë marrë vesh për tragjedinë.
Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se kanë dëgjuar zhurmë të madhe dhe janë shokuar kur kanë parë dy trupat e vdekur në vend.
“Është e trishtueshme… po mendoj për fëmijët”, tha një dëshmitar.
Edhe portieri i godinës Sajdi Perkaj ngushëlloi nënën e pikëlluar.
“Sot kishte ditëlindjen Ornela, më tha nëna e tij. Familja e saj është në Shqipëri”, tha Perkaj.
“Ne e dimë që ata janë shqiptarë, si ne. Unë i shikoja ata çdo ditë së bashku”, tha ai.
“Ne nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte. Ata jetuan këtu për tre muaj”, shtoi.
Mësohet se çifti la pas dy fëmijë të mitur 2 dhe 6 vjeç. Ata prej vitesh ishin shpërngulur në Nju Jork për një jetë më të mirë, ndërkohë që nuk dihet ende shkaku që ka çuar 35-vjeçarin shqiptar që të ndërmarrë këtë akt kaq ekstrem, për gruan dhe veten e tij.
Nju Jork Post ka publikuar një video pak momente pasi aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu është vetëhedhur së bashku me bashkëshorten, 28 vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese.
Në video duket dy gra, me sa dujet të afërmet e aktorit, të cilat të cilat ndodhen në vendin e ngjarjes dhe efektivët të cilët kanë rrethuar zonën.
Në një moment tjetër është fiksuar pallati ku nga kati i gjashtë është hedhur çifti, që ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Frank Mussumeci, një punëtor ndërtimi, tha se një koleg i tij ishte duke pirë kafe pranë portës së rrugës kur “Ai dëgjoi një bum, si një copë e madhe çeliku … që u përplas në tokë. Pastaj dëgjoi një fëmijë duke bërtitur, ‘Mama, Mama’ Ai shikoi mbi portë dhe pa dy trupa atje.
Aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e Ornela Belliu prej disa vitesh jetonin në shtetet e bashkuara të Amerikës. Në Shqipëri, Belliu ka qenë aktor, ndërsa përmes kërkimeve në internet rezulton se në New York ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.Çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se për cilat ishin arsyet që e shtynë çiftin të ndërmarrin një akt të tillë.
Burri “mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post.
Një punonjës ndërtimi, Harold Johnson tha se është takuar me çiftin rreth orës 22:30 të së premtes dhe e pyeti nëse gjithçka ishte në rregull. Johnson tregon se përpara se çifti të transferohej në pallat, aktori kishte kërkuar që të hiqte kangjellat e dritareve, por Johnson i kishte thënë se nuk mund ta bënte pasi kishte fëmijë të vegjël.
“Unë pashë që sytë e tij ishin vërtet të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar, dhe nuk më është përgjigjur, ai vetëm tërhoqi gruan e tij dhe vazhdoi. Dhe kjo ishte ajo, “tha Johnson.
Florind Belliu, ka qenë aktor në vendin tonë, ku ka luajtur në disa role në teatër.
revista.one/