(VIDEO) I shpallur në kërkim për thirrje ekstremiste, sulmohet ndërsa ishte “live” Luigj Marku

(VIDEO) I shpallur në kërkim për thirrje ekstremiste, sulmohet ndërsa ishte “live” Luigj Marku

August 7, 2022 0

Luigj Marku, 39-vjeç nga Kallmeti i Lezhës, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetin social Tik-Tok është dhunuar, gjatë një transmetimi “live” që ai po bënte me ndjekësit e tij.

Në momentin që është dhunuar, Marku ndodhej në një park. Disa persona që e kanë dëgjuar i janë afruar dhe kanë nisur ta dhunojnë.

Në këtë moment video “live” është ndërprerë.

Më 13 korrik, Luigj Marku është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit.

Ndaj Luigj Markut është ngritur akuza për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes. Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete sociale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet në Irlandë.

revista.one/