Opinionisti zbulon një faqe me foto nudo të Beartit, “ja pse u nda me Tean”
April 3, 2021Opinionisti Meridian Ramçaj ka zbuluar një biznes të panjohur të Beartit. Ai lë të kuptohet se ky biznes u bë shkak i ndarjes së çiftit.
Sipas tij, Bearti ka krijuar një llogari në një faqe për të rritur e quajtur “OnlyFans”. Në këtë platformë njerëzit publikojnë foto provokuese, që nuk mund të postohen në rrjete të tjera sociale. Të tjerët mund të abonohen aty për të parë imazhet kundrejt një pagese.
“Meqenëse më keni pyetur shumë herë për Tean dhe Beartin se çfarë mendoj…po normale që do ndahen pasi ka punë tjetri. Ama Kosovë-Shqipëri nuk shërbejmë”, ka shkruar Meridian Ramçaj.
Opinionisti shton se kjo llogari tani nuk ekziston, dhe në disa kërkime shfaqen disa pretendime për foto nudo të Beartit.
Dy javë më parë, Bearti konfirmoi ndarjen nga Tea. Për një kohë të gjatë dyshja ishin në krye të thashethemeve, për shkak se Tea kishte dal nga emisioni i dashurisë “Për’puthen” si çift me Andin.
Ajo sqaroi të gjitha përmes dy video të postuara në rrjetet sociale, ku tregoi se mes tyre është një dashurie e vertëtë. Ajo tba se kanë qenë të detyruar nga produksioni i emisionit që të silleshin sikur nuk ishin bashkë. /revista.one/