Ja kush është 22-vjeçarja që plagosi me armë zjarri Princ Vali Corleonen

Ja kush është 22-vjeçarja që plagosi me armë zjarri Princ Vali Corleonen

August 11, 2022 0

Një vajzë është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim për 48 orë për vrasje në tentativë. Mësohet se i plagosuri është Princ Valentino Corleone, i njohur shkurt me emrin Vali Corleone. 

Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve të sigurta se 22 vjeçarja që shtiu me armë zjarri në drejtim të tij ishte Anita Syla. Sipas këtyre burimeve, ajo ka qenë duke bashkëjetuar me Vali Corleone.

Policia e rajonit të Gjilanit njoftoi përmes një komunikate se në orët e hershme të së enjtes nga Qendra Emergjente Rajonale është informuar se ishte sjellë një person i lënduar nga arma e zjarrit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuara në lidhje me rastin është një vajzë 22-vjeçare e cila sipas policisë dyshohet se e ka shkrepur armën.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.

“Një armë Pistoletë dhe 40 copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë”, tha policia.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të ngrihet kallëzim penal për “Vrasje në tentativë”, shkruan media kosovare.

Vali Corleone është këngëtar, një personazh kontravers i njohur për jetën e shthurur. Ai ka paur edhe më parë probleme me policinë, por këtë radhë është në rolin e viktimës.

revista.one/