Fifi u drejtohet Presidentit Begaj dhe qeverisë: Kërkoj të pajisem me “pasaportën me shqiponjë”, më ndihmoni!

Fifi u drejtohet Presidentit Begaj dhe qeverisë: Kërkoj të pajisem me “pasaportën me shqiponjë”, më ndihmoni!

August 11, 2022 0

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur thjesht si Fifi, këtë herë ka bërë një kërkesë të veçantë të cilën ua ka drejtuar drejtuesve të shtetit shqiptar , me shpresën se këta të fundit do ta ndihmojnë.

Shumë personazhe publike, kryesisht këngëtarët, nga Kosova për një arsye apo për një tjetër kanë marrë pasaportën shqiptare. Arsyeja kryesore është mosliberalizimi i vizave të Kosovës. Pajisja me nënshtetësinë shqiptare u hap atyre shumë rrugë.

Përmes një postimi në Instagram, Fifi i ka bërë thirrje Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama, Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe Ministres së Kulturës Elva Margariti që ta shqyrtojnë kërkesën e saj. “Si një vajzë shqiptare nga Kosova që veproj e jetoj tash e shtatë vite në Shqipëri dhe dua fort të pajisjem me pasaportën shqiptare me shqiponjë… A mund të ndodhi që të bëhem nënshtetase shqiptare ndonjëherë?” – ka pyetur Fifi.

Ndërkohë për liberalizimin e vizave për Kosovën ka qenë Dua Lipa ajo e cila ka nisur një fushatë virtuale e quajtur ‘Set me free’ (Më lër të lirë). Me këtë moto, organizatorët e festivalit të saj ‘Sunny Hill’ kanë njoftuar se në hyrje do të ketë byzylyk që pjesëmarrësit mund të pajisen për të bërë thirrje për liberalizimin e vizave.

“Sunny Hill Festival ju fton të thërrisni me zë të lartë #Setmefree (më lër të lirë) për një Kosovë pa viza. Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u lënë të lirë”, thuhet në postimin e “Sunny Hill Festival”.  Vetë Dua Lipa ka ripostuar në profilin e saj në Instagram,, fushatën e publikuar në faqen e “Sunny Hill.”

revista.one/