Dhurata dhe komplimente, Ana e “Përputhen” shfaqet me partnerin e ri
August 14, 2022Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Gjini nuk ka humbur shumë kohë pas ndarjes nga Bruno. Ndonëse dyshja doli më se e dashuruar nga formati i dashurisë, historia nuk zgjati shumë dhe mes akuzave ata i dhanë fund.
Por teksa kanë kaluar vetëm pak javë, Ana duket më e dashuruar se kurrë. Madje aq sa tashmë është gati që këtë lidhje ta bëjë publike, duke mos e fshehur më. Në Instagram ajo ka shpërndarë një buqetë gjigande me trëndafila si dhe pusullën që ka marrë nga i dashuri i saj. “O rob je qetësia e shpirtit tim”, shkruhej në pusullë. Në një tjetër postim, ish-konkurrentja ka ndarë pak nga koha që kalon me të dashurin.
Ajo ka qenë duke bërë një bashkëbisedim me ndjekësit, në makinë krah saj duket edhe partneri i ri. I madh është interesi tashmë për ta zbuluar të plotë djalin që e mban me dhurata luksoze Anën.
revista.one/