Fansi i propozon martesë në mes të koncertit, ja çfarë i ofron Dua Lipa në vend të “Po-së”
August 14, 2022Dua Lipa është e njohur për praninë e jashtëzakonshme në skenë dhe ndërveprimin që ka me publikun.
Ajo shkoi një hap më tej në një nga koncertet e saj së fundmi dhe një nga këngët e saj ia kushtoi një fansi pasi ai i kërkoi të martohej me të.
Në një video që ka bërë xhiron e TikTokut, këngëtarja, 26 vjeçe, mund të shihet teksa ecën në skenë me një veshje argjendi me shkëlqim dhe çizme të ngjashme.
Teksa e shikonte personin në mes të turmës, ajo thotë: “Po përpiqem të lexoj se çfarë shkruan në trikon tuaj? Thuhet ‘Martohu me mua’, duke iu referuar një pseudonimi që fansi i kishte vënë asaj.
Ajo shihet duke buzëqeshur ndërkohë që turma po priste për përgjigjen e artistes së famshme.
Ajo shihet duke buzëqeshur ndërkohë që turma po priste për përgjigjen e artistes së famshme.
26-vjeçarja shton: “Më vjen keq nuk mund të martohem me ty, por mund të ta dedikojë këtë këngë nëse dëshiron?”.
Djaloshi e pyeti: “Për mua?”, që e bëri Duan tutje të thotë: “Për ty”.
Krijuesja e hitit “One Kiss” filloi të kërcente në mënyrë provokuese dhe të prezantonte këngën e radhës “Good In Bed”.
Djali, që u bë viral me bluzën, publikoi gjithashtu një pjesë të asaj që ndodhi në këtë koncert.
Koncertet e radhës të Lipës vijnë pas performancës që pati në “Sunny Hill Festival” në Prishtinë.
revista.one/