Identifikohen katër të rinjtë që humbën jetën në aksidentin në Treviso, njëri prej tyre nga Shqipëria

Identifikohen katër të rinjtë që humbën jetën në aksidentin në Treviso, njëri prej tyre nga Shqipëria

August 14, 2022 0

Tragjedi që mori jetën e 4 të rinjve natën ndërmjet të shtunës 13 gusht dhe të dielës 14 gusht, pak para orës 2.30, në Godega di Sant’Urbano (Treviso, Itali). Një makinë në të cilën ndodheshin katër djem nga zona, ka dalë nga rruga dhe të gjithë personat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Dy 18-vjeçarë dhe dy 19-vjeçarë humbën jetën, shkruan Corriere del Veneto.

Katër viktimat e aksidentit

Me sa duket djemtë po ktheheshin në shtëpi pas një nate jashtë. Përplasja me rrapin nuk u dha mundësi për shpëtim. Viktimat janë 18-vjeçari Daniele De Re – më i riu i grupit – Marco Da Re , nga Caneva (Pordenone), 19 vjeç ( lindurr në nëntor), bashkëmoshatarët Daniele Ortolan , nga Orsago, dhe Xhuliano Kellici , me origjinë shqiptare dhe. banues në Cordignano. 

Informacioni i parë mbi aksidentin dhe dinamikën

Katër djemtë po udhëtonin me një makinë të vogël, një Volkswagen Polo e zezë . Menjëherë pasi u fut rrugën Cordignano, një segment rural që lidh dy fshatrat Cordignano dhe Godega , kur bën kthesën majtas, makina u largua në të djathtë, duke u përmbysur në një kanal, përballë disa shtëpive.

Alarmi është ngritur nga banorët

Ata që dhanë alarmin ishin banorët, të zgjuar nga zhurma. Telefonatë e menjëhershme në 118. Por për djemtë nuk kishte çfarë të bënin. Zjarrfikësit kanë nxjerrë trupat tashmë të pajetë . Policia rrugore ka ndërhyrë në vendngjarje për të hetuar rrethanat.

Ngushëllimet e Zaias: një ngjarje që prek të gjithë komunitetin

Guvernatori Luca Zaia gjithashtu u trondit kur mësoi për aksidentin tragjik që ndodhi në prag të 15 gushtit. “Jemi përballë një tragjedie të tmerrshme. Lajmi na lë të gjithëve të tronditur dhe na godet në zemër si komunitet – fjalët e tij – Në këtë moment dramatik për katër familjet i përqafojmë me të gjitha ngushëllimet për një ngjarje kaq të dhimbshme që përfshin katër të rinj të moshës 18 dhe 19 vjeç”.

Në foto: Lart majtas Daniele Ortolan, në drejtim të akrepave të orës Xhuljano Këlliçi, Marco Da Re dhe Daniele De Re.

revista.one/