“Mirë që s’e puthi në buzë”, Cllevio ironizon përqafimin mes Stresit dhe Noizyt në skenë

“Mirë që s’e puthi në buzë”, Cllevio ironizon përqafimin mes Stresit dhe Noizyt në skenë

August 16, 2022 0

Të dielën mbrëma, bëri bujë pjesëmarrjen e Arkimed Lushajt në koncertin e Rigels Rajkut, ku dy yjet e hip-hopit u përqafuan në skenë. Me këtë rast nuk ka munguar një reagim i Cllevios në një prej shfaqjeve të tij të drejtpërdrejta online, ku e ka komentuar këtë ngjarje.

“Stresi me Noizyn, i pashë, shyqyr… Unë thashë se e puthi në buzë. Mirë që… Ishte e puthur e sinqertë nga ana e Stresit se unë e njoh. Ishte e puthur me dashuri dhe kjo është shenjë e mirë”, ka thënë Cllevio.

Kujtojmë që Kleviol Ahmeti së fundmi vendosi të bëjë paqe me rivalin e tij, Noizy, me të cilin prej kohësh kishin konflikte virtuale dhe madje kishin pasur edhe një përplasje fizike.

Ndërkaq, me Stresin që njiheshin si miq prej shumë vitesh, tashmë nuk i kanë raportet e dikurshme.

Vlen të theksohet se Cllevio është bërë sensacion me disa këngë të publikuara, në mesin e të cilave veçohet “Paridi” që ka qenë një prej hiteve në muajt e fundit. 

revista.one/