A do të zgjidhet sot Vjosa Osmani presidente? Në fije të perit për 1 votë
April 4, 2021Sot zhvillohet votimi i ri për presidentit të Kosovës. Dy përpjekje dështuan për të siguruar fletvotimet e domosdoshme. Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën e jashtëzakonshme.
Të shtunën, Kuvendi i Kosovës u mblodh për ta zgjedhur të parin e shtetit, por nuk arriti. Mungonin 80 votat e nevijshme.
Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta janë dy kandidatët e propozuar për president nga Lista “Guxo”.
Lidhja Demokratike e Kosovës ia kishte premtuar Osmanit bërjen e kuorumit. Por deputetët Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj nuk morën pjesë në votim.
Konsiderohej se me 12 nga 15 votat e LDK-së dhe 69 votat e LVV-së me partnerët e koalicionit nga minoritetet (pa Listën Serbe) do të bëheshin 81 votat e mjaftueshme për kuorum dhe zgjedhjen e presidentes.
Në mesditë, për të siguruar kuorumin, kryeministri Kurti u takua me kreun e Partisë së Goranëve.
I mbetet LVV-së dhe grupit të Vjosa Osmanit në Kuvend që të sigurojnë edhe një votë.
Mbetet të shihet nëse sot në orën 17:00 do të ketë vazhdim të seancës. Nëse deri më 5 maj nuk zgjidhet presidenti, atëherë duhet të mbahen zgjedhje të reja. /revista.one/