Kepi i Tundimeve/ Puthja me Anxhelën i kushtoi 4 mijë Euro, s’ndalet Klejdi: flirton në krevat me Ornelën
August 19, 2022Situata në Kepin e Tundimeve duket se nuk është aq e qetë, pas tensioneve që të rinjtë përjetuan të shtunën e kaluar, pas humbjes së 4 mijë eurove nga buxheti, nga puthja e Klejdit me Anxhelën.
Edhe pse u komentua shumë ajo puthje, duket se Klejdi nuk e ka “vënë ujin në zjarr” dhe është gati që të humbasë edhe katër mijë euro të tjera nga buxheti total, që të puthë Ornelën, pikërisht mikeshën e Anxhelës.
Teksa i ka shpjeguar situatën me Anxhelën, Klejdi nisi të flirtonte në krevat me Ornelën dhe tentoi ta puthte atë.
Klejdi: Deri diku e kuptoj reagimin tënd në lidhje me këtë situatë por mendoj se e ekzagjerove pak, ka pasur një flirt mes nesh,. Duke qenë se ishte I njëanshëm është një arsye më shumë që ti të mos reagosh në këtë mënyre. Ti me Anxhelën jeni mikesha, unë nuk kam gjë me ju, duhet ta ruani ju raportin mes jush, jo unë.
Ornela: Ti e dije shumë mirë që ne kemi afrimitet sepse kemi qëndruar gjatë gjithë kohës bashkë, ti gjatë gjithë kohës më ke ngacmuar e unë nuk kam shfaqur interes. Po luan pak si tepër. Anxhela nuk ka qenë në dijeni se ti më ke ngacmuar mua.
Klejdi: Ju e bëni sikur kam një lidhje me ty unë, dhe putha Anxhelën. Gjithmonë acarimi është për diçka që ke interes jo kur nuk ke interes. Nuk duket sikur kjo gjë nuk të intereson. Mendoj se duhet të bëjmë paqe. Si thua sikur ta thyej një rregull që tani.