Sulmi në Gramsh, rusët u prezantuan si turistë, policia u gjen harta, dronë e fotografi të uzinës ushtarake

Sulmi në Gramsh, rusët u prezantuan si turistë, policia u gjen harta, dronë e fotografi të uzinës ushtarake

August 20, 2022 0

Zbulohen detaje të reja për për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme (20 Gusht) në uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy ushtarë shqiptarë, u sulmuan me spraj paralizues nga tre shtetas me pasaporta ruse e ukrainase. 

Shtetasit rusë janë futur në uzinë duke u prezantuar si turistë, por që nuk kanë rezultuar të tillë, dhe kjo është vënë re nga ushtarët të cilët u konfliktuan me ta dhe për pasojë u sulmuan duke mbetur me plagë të shumta në fytyrë.

njëri prej tyre ka hyrë brenda uzinës dhe në këtë moment e kanë pikasur ushtarakët, ku mes tyre ka pasur një konfrontim fizik. Po në këtë momentë ka ndërhyrë dhe shtetasi tjetër rus dhe çeku që ishte së bashku me të.

Pasi janë përplasur fizikisht, rusët kanë spërkatur me spray paralizues ushtarët shqiptarë duke i lënë me lëndime në fytyrë. Ushtarët janë transportuar te, ndërsa rusët e çeku janë arrestuar.

Sipas asaj që raportohet, rusëve u janë gjetur harta, dronë e fotografi të ambienteve të uzinës. Dyshohet se shtetasit merreshin me spiunazh, ndërsa prokuroria e antiterrori kanë nisur hetimet.

Njëri rezulton me pasaporte ruse, tjetri me pasaporte ukrainase, ndersa i treti ka treguar pasaporte çeke.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se dy ushtarakët e lënduar në Uzinën e Gramshit janë në gjendje të stabilizuar në Pavionin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas njoftimit ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët e ekspozuar ndaj gazit irritues, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës në 18:30, (20 Gusht) në hyrjen kryesore të uzinës ushtarake në Gramsh, ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes nuk ka dhënë kohën kur ka ndodhur.

Aldi Bici është një nga ushtarakët e lënduar nga njëri prej rusëve në incidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme (20 gusht 2022) në uzinën ushtarake të Gramshit.

Ndersa ushtari tjeter i plagosur eshte Ardian Xhaka.

Ndërkohë, mësohet se rusët kanë hyrë nga  kufiri i Malit të Zi, në rrugë tokësore.

Nga policia është sekuestruar nga policia me të cilën udhëtonin shtetasit e huaj.

Prokuroria dhe Antiterrori kanë nisur hetimet për ngjarjen ndërkohë të të angazhuar janë edhe SHISH dhe Shërbimet sekrete ushtarake.

Ngjarja:

Rreth orës 17:40 të ditës së sotme (e shtunë 20 gusht), roja në Uzinën Ushtarake të Gramshit ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë. Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, personi  ka tentuar të largohet, por falë reagimit të shpejtë të dy efektivëve është bërë ndalimi i tij. Në këtë moment personi është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas. Ndaj personeli i Policisë Ushtarake ka njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, e cila ka bërë ndalimin edhe të dy personave të tjerë jo shumë larg nga uzina.

Shërbimet e Policisë  bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25  vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme.

revista.one/