U ndaluan në uzinën e armëve në Poliçan, 4 çekë pretendojnë se janë turistë

U ndaluan në uzinën e armëve në Poliçan, 4 çekë pretendojnë se janë turistë

August 21, 2022 0

Pas ngjarjes së ndodhur në Gramsh ku u sulmuan dy ushtarë, katër turistë çekë u ndaluan në uzinën e armëve në Poliçan.

Çekët kanë deklaruar se janë turistë dhe se kanë ngatërruar rrugën.

Sipas burimeve të brendshme të policisë është mësuar se në orën 08:40 ka qenë ushtarët që kanë pikasur dy persona në dy pozicione të ndryshme dhe i kanë parë duke fotografuar dhe po ashtu është vënë re që një nga drynët e tunelit ka qenë i goditur, i shqyer.

Pas disa orëve kërkime janë konstatuar dy persona që ishin duke fotografuar ambientet e brendshme të një tuneli që të çonte drejt uzinës së Poliçanit. Tashmë dy shtetas çekë, rreth orës 12:30 janë ndaluar dhe pas shumë kërkimesh janë ndaluar dhe dy gratë, që mendohet se janë bashkëjetueset e tyre.

Pasi ata janë pikasur janë shoqëruar në polici dhe bëhet fjalë për dy shtetase çeke që iu gjet edhe aparati fotografik dhe shtetasit që pretendojnë se janë bashkëjetuesit e tyre.

Tashmë zona është e rrethuar totalisht me forca të ushtrisë.

revista.one/