Gjashtë vjetë pas divorcit me bashkëshorten, ish-dhëndri vret vjehrrin dhe të birin në Lezhë
August 30, 2022Qyteti i Lezhës është tronditur nga vrasja e mbrëmshme, ku ish-dhëndri vrau me armë zjarri babë e bir.
Besnik Pjetri, ish-dhëndri i familjes shkoi në banesën e Pjerin Përjakut dhe qëlloi me armë atë dhe djalin e tij Gent Perjaku, duke i lënë të vdekur.
Autori i vrasjes në Grykë Zezë të Lezhës, Besnik Pjetri, nga fshati Troshan në Lezhe, ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja.
Ai nuk ka qenë dakord për këtë ndarje dhe vazhdimisht ka debatuar me ish-vjehrrin për këtë çështje.
Ditën e djeshme ai ka mësuar se ishin kthyer nga Italia ku jetonin prej 20 vitesh dhe ka shkuar në banesën e tyre duke i qëlluar me automatik, duke i lënë të vdekur.
Autori dhe ish bashkëshortja kanë jetuar ne Itali, pas divorcit kanë qëndruar në vendet e BE-se dhe prej pak kohesh ishte kthyer ne Shqipëri.
Sakaq bëhet me dije se ish-gruaja e kishte denoncuar për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.
Besnik Pjetri është ende në arrati, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.
Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
revista.one/