U mori jetën vëllait dhe kunatës, arrestohet Arsen Muskurti nga RENEA në shtëpinë e tij
August 30, 2022Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e autorit të vrasjes së dyfishtë në Tiranë, Arsen Muskurti i cili u largua me armën e krimit menjëherë sapo qëlloi për vdekje vëllanë e tij Dritan Muskurti dhe kunatën, Nora Muskurti.
Burime bëjnë me dije se ai është kapur në rrugën “5 Maji” ku ka edhe banesën, ndërsa në aksion për kapjen e tij janë angazhuar edhe forcat RENEA.
Kjo pasi autori ka qenë i armatosur dhe dyshohet se është radikalist. Policia ka marrë në shqyrtim statuset e tij kërcënuese në rrjetet sociale ku paralajmëronte vëllanë dhe kunatën duke akuzuar ata se menaxhonin një profil fals ku postonin akuza ndaj tij.
Dy viktimat ishin pronarë të një agjencie turistike në zonën ku ndodhi ngjarja ndërkohë që autori ishte pronari i një dyqani në po të njëjtën zonë.
revista.one/