Djali i Pirro Çakos feston 27-vjetorin, muzikanti prezanton partneren e tij me foto nudo
September 1, 2022Anthony Çako, djali i këngëtarëve shqiptarë, Inva Mula dhe Pirro Çakos ka ndarë disa foto nga pushimet për ditëlindjen e tij të 27-të.
Ai e ka bërë prej kohësh publike lidhjen e tij me bukuroshen Alice Blue, dhe postimet e përbashkëta me të apo dedikimet romantike janë të shpeshta në profilet e tyre.
Së fundmi çifti me sa duket po kalojnë disa kohë relaksi në Indonezi. Këtë gjë e kanë bërë të ditur përmes postimeve në rrjetet e tyre sociale, ku nuk kanë munguar fotot dhe videot romantike.
Në postimin e bërë vihet re fotoja e tij me partneren teksa shkëmbejnë një puthje në buzë, ndërsa më tej ai ka publikuar edhe një tjetër foto të Alice nudo në një pishinë.
Martesa e Pirro Çakos dhe Inva Mulës zgjati për 22 vite, ndërsa në mars të vitit 2009, sopranoja paraqiti kërkesën për divorc në Gjykatën e Tiranës. Çifti u nda, ndërsa Inva u martua me Hetem Ramadanin, me të cilin ajo ka një vajzë, Ninën.
revista.one/