Bora Zemani puth Donald Veshajn në emision, rikrijojnë skenën takimit në Big Brother

Bora Zemani puth Donald Veshajn në emision, rikrijojnë skenën takimit në Big Brother

September 29, 2022 0

Së fundmi në rrjet po qarkullon një video nga prapaskena e promos së emisionit ” Më ler të flas”.

Në video duken Bora Zemani dhe Donald Veshaj në skenë, ku rikriojnë momentin e takimit të tyre në “Big Brother Vip.” Teksa Bora imiton veprimet e Donaldit, duke i gjuajtur me shpulla këtij të fundit, ajo i jep edhe një puthje aktorit… Megjithatë Bora e puth në ballë Donaldin.

Kujtojmë se Bora Zemani është e ftuara e binjakëve Veshaj në hapjen e sezonit të ri të “Më Lër të Flas.”

Faqja zyrtare e emisioni publikoi disa fragmente të shkurtara të emisionit që do të transmetohet më 1 tetor.

Në promon e emisionit, Donaldi flet për lidhjen me Bora Zemanin duke shprehur: “Më shumë ziheshim sesa loznim, më shumë ziheshim se sa flisnim. Nuk thonim një fjalë të mirë”, shoqëruar me disa pamje të çiftit.

Më tej Romeo iu drejton atyre pyetjet që ndoshta i kishin të gjithë: “A je penduar që e ke takuar në BBV? Po si e rregulluat raportin?”.

Në video Donaldi shprehet: “Po unë i shkrujata dhe mesazhi i parë kush ka qenë?”, më pas gjithçka vijon me një moment kur Bora bën një tatuazh në dorën e Donaldit, dhe më pas çifti rikrijojnë puthjen e famshme të BBV.

l

Vetëm pak minuta para publikimit të promos Bora publikoi foton e parë me Donald Veshajn në rrjetet sociale, duke zyrtarizuar kështu lidhjen.

Krahas fotos, e shkrepur në studion e Donaldit, Bora shkruan:  “Na lini të kërcejmë.”