Pasi u ankua përmes këngës, Mozzik takohet me të bijën: Fryma ime, të dua
October 1, 2022Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ditë më parë u bë viral me publikimin e një kënge të re që i dedikohej të bijës, Hanës. Projekti në fjalë flet për raportin me vajzën e tij, e po ashtu pati detaje edhe nga ndarja me ish-bashkëshorten, reperen Loredana Zefi.
Ai këtë herë tregon se është ribashkuar me të bijën teksa shihen bashkë në natyrë.
“Fryma ime. Të dua”, ka shkruar rap-artisti krahas videos.
Postimi mblodhi komente e reagime të shumta pozitive, shumë prej të cilëve dolën në krah të 27-vjeçarit.
Kënga “Të dua” deri më tani ka kaluar shifrën e gjashtë milionë klikimeve në YouTube.
Mozzik u nda nga Loredana përfundimisht vitin e kaluar, pasi tentuan të rikthejnë edhe një herë lidhjen e tyre.
revista.one/