Bora Zemani rrëfen nëse është penduar që takoi Donaldin në Big Brother
October 2, 2022Bora Zemani ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” ku përveç karrierës, rrëfeu si asnjëherë më parë detaje nga jeta e saj personale, por edhe si janë raportet e saj tashmë me Donald Veshajn.
Duke iu rikthyer takimit të tyre brenda shtëpisë së Big Brother, Bora zbuloi se sot bënin një vit që ishin takuar dhe u shpreh se nuk donte të futej brenda, por ishte e detyruruar t’i dilte në krah Semit pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin.
“As nuk e mendoja që do futesha ndonjëherë në BBV. I kisha thënë semit mos më kërko se nuk ka shanse që të vi. Nuk më kërkoi ajo në fakt. Po ashtu erdhën situatat. Ishte situate që ishte krijuar, unë po komentohesha duke qenë se brenda ishte Semi dhe Donaldi. U aludua për një lidhje të mundshme mes tyre. Duke e pasur Semin shoqe të ngushtë, të gjithë po e shanin ndërkohë që nuk ishte e vërtetë asgjë nga ato që komentohej. Në ato kushte që ndodhej Semi doja ta ndihmoja, prandaj isha, Pjesa tjetër pastaj ishte e paplanifikuar. E dija që mund të ngacmohesha për Donaldin, më parë iu thash që nuk doja ta takoja, ama nëse kërkon të më takojë, patjetër mbështetjen do ja jepja. Atmosfera ishte e bukur se dhe Donaldi e kishte treguar historinë tonë aty brenda”– tregoi moderatorja.
E pyetur nga Romeo nëse ishte penduar që e takoi Donaldin në Big Brother, Bora tha se duhet ta kishte menduar më mirë. Sa i përket historisë së Donaldit atje brenda, Bora tha se për të ishte e vështirë sepse komentohej çdo gjë.
“Aq shumë! (qesh) Nuk di të them a jam penduar apo jo, por ndoshta duhet ta kisha menduar më gjatë nëse duhej apo jo ta takoja. Nëse do kthehesha pas në kohë. Nëse do isha në atë moment prap po do thoja, por nëse më pyet sot, do thoja jo, duke e parë se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë vitit, Po ta dija sesi do shkonte e gjithë historia. Ka qenë e vështirë se ishte në sy të publikut, dhe u komentuan shumë gjëra personale”- rrëfeu Bora.
Moderatorja zbuloi se kur ishte e vogël e ka imagjinuar veten ta prezantojë.
“Fillimet e reja janë gjithmonë shumë të bukura, ky është një nga programet që e kam pëlqyer gjithmonë që kur isha e vogël thoja “a do ta prezantoj unë.” Plus kam studiuar edhe balet dhe e ndjej veten shumë mirë aty”– tha Bora.
Përsa i përket intervistave, Bora përgjatë kësaj periudhe nuk është parë në asnjë emision dhe të flasë për veten e saj. E pyetur nga Romeo se përse vendosi të flasë në programin e tyre ajo tha:
“Përveç pjesës që e shpjeguam që mu lutët shumë, dhe ju luta unë pastaj, realisht mendoj që ishte vendi i duhur për të dhënë një intervistë. Edhe nuk kam pasur asgjë të re nga ana profesionale që të flisja. Kjo është një nga arsyet: arsyeja e parë promovimi i një projekti shumë të madh. Ky muaj është edhe muaji që mund të rrumbullakosë edhe një moment shuëm të rëndësishëm për mua por dhe Donaldin, takimi i famshëm në Big Brother. Një arsye tjetër është, pse të mos jem me dy ish-kolegët e mi”– tha ajo.
Kujtojmë se “Dancing With the Stars” nis më datë 7 tetor me netët live.
revista.one/