Dy vajzat që do të prezantojnë në krah të Ardit Gjebreas në netët e “Këngës Magjike”

Dy vajzat që do të prezantojnë në krah të Ardit Gjebreas në netët e “Këngës Magjike”

October 5, 2022 0

Festivali “Kënga Magjike” njofton emrat e bashkëprezantueseve të edicionit të 23-të. Bëhet fjalë për moderatoren Eva Murati dhe aktoren e re Olta Beqiri.

Dy vajzat e televizionit do të bashkojnë forcat me Ardit Gjebrean në katër netët finale, në Pallatin e Kongreseve, në nëntor.

Eva Murati është një emër i dëgjuar në televizionet shqiptare. Ajo njihet për një karrierë të gjatë në moderim, e cila ka filluar që në moshën 15-vjeçare. Evën e kemi parë në shumë formate të ndryshme televizive, teksa është angazhuar edhe si aktore në disa projekte kinematografike.

Nga ana tjetër Olta Beqiri është një aktore e re. Gjatë karantinës ajo fitoi një popullaritet në rrjetet sociale, duke u shfaqur më pas në serialin “Snob”.

revista.one/