“Njeri i bukur, por s’e kam mik”, Semi flet për ish-partnerin, Bojken Lakon
October 6, 2022Edhe pse prej kohësh janë të ngarë nga lidhja 10-vjeçare, këngëtarja Semi Jaupaj ruan një marrëdhënie të mirë shoqërore me ish-partnerin e saj, Bojken Lakon.
E ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” teksa po diskutohej tema “A mund të jenë ndarjet të bukura”, Semi tha se kjo varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojken ruan një raport të mirë.
“Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet”- tha këngëtarja.
Ajo tha se Bojken e ka shumë xhan dhe është njëri shumë i bukur por nuk konsumon dreka-darka me të, pavarësisht se ka shumë mirënjohje ndaj tij.
“Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”- tha Semi.
Ndërkohë, Semi Japuaj tashmë është e lumtur që mikja e saj, Bora Zemani është ribashkuar me Donald Veshajn.
Në “Më lër të flas”, aktori i humorit tregoi se pasi la shtëpinë e “Big Brother VIP”, kontaktoi Semin dhe i kërkoi ndihmë për t’u rikthyer me moderatoren.
“Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o Zot i madh sa më ka lodhur. Shumë punë, derisa tha shkruaji vet se më plase”, rrëfeu Donaldi.
Ndërkohë, e pyetur në “Goca dhe Gra”, Semi tha se tashmë çdo gjë i përket çiftit dhe ajo nuk do të komentojë më situatën e tyre.
“Nuk dua ta flas më këtë gjë. Thash që është gjë shumë personale dhe çfarë u takon atyre, u takon atyre për të folur dhe jo mua më”, tha këngëtarja.
Bora dhe Donladi konfirmuar se janë sërish në një romancë, pas disa muajsh që qëndruan larg njëri-tjetrit.