Adriana Matoshi i thotë “Po” propozimit për fejesë të futbollistit afrikan

Adriana Matoshi i thotë “Po” propozimit për fejesë të futbollistit afrikan

April 7, 2021 0

Aktorja Adriana Matoshi, prej muaj është në lidhje me ish-futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.

Megjithë paragjykimet për të në rrjetet sociale, Adriana dhe Keith kanë lënë prapa gjithçka. Ata kanë vendosur ta çojnë përpara lidhjen e tyre.

Së fundmi aktorja Matoshi në Instagram, shkruante një kundërpërgjigje për ata që e kritikojnë për moshën e saj. “Sa jeq! Po Plakesh , je e tmerrshme” i shkruante dikush.

“Ajo që ndodhi më bëri të kuptoj sesa e vështirë është për një grua të re në kohën e rrjeteve sociale. Unë jam 41 vjeçe, e di kush jam dhe e di çfarë dua”, reagoi ndër të tjera Adriana.

Mes shumë komenteve nga ndjekësit, në sy ka rënë pyetja e partnerit të saj. Ai ka komentuar me një emoji në formë të unazës dhe një pikëpyetje.

Krejt kjo u pa si një propozim për fejesë – e që mesa duket edhe vet Adriana i është përgjigjur me “Po”, në replikën e saj të bërë përbri këtij komenti.

Mesa duket, në formën virtuale, dyshja kanë i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, ndonëse për momentin janë larg njëri-tjetrit fizikisht. /revista.one/