Cila do ta hapë ceremoninë për Kupën e Botërorit, Dua Lipa apo Shakira?
October 14, 2022Ky Botëror këtë vit do të zhvillohet në Qatar, të dielën më 20 nëntor në stadiumin Al Bayt në qytetin Jor në orën 19:00 (me orën lokale).
Ende nuk dihet zyrtarisht se cilët do të jenë këngëtarët, megjithatë FIFA pret të vulosë pjesëmarrjen e grupit BTS dhe sipas mediave të ndryshme, gjithashtu Shakira mund të jetë sërish në ceremoninë e hapjes.
Sipas Total Reporter, këngëtarja kolumbiane do të hapë Kupën e Botës së bashku me Dua Lipën dhe anëtarët e BTS, të cilët do të debutojnë në skenën hapëse të Kupës së Botës.
Këngëtarja e ‘Waka Waka’ nuk do të ishte e vetme në skenë, pasi do të shoqërohej nga artistë të tjerë që aktualisht janë të njohur në mbarë botën: Dua Lipa dhe grupi i njohur korean K-Pop, BTS.
FIFA nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por thashethemet kanë filluar të përhapen dhe fansat tashmë po imagjinojnë se sa spektakolar edo të jetë shfaqja para ndeshjes Katar-Ekuadori, e para e turneut.
revista.one/