A duhet të luajë skenë erotike në film? Çfarë porosie i jep Rita Petro të bijës Rozës
October 16, 2022E ftuar në “Trotuar”, Roza Lati ka folur mbi jetën e saj artistike dhe atë private.
Drejtuesja e emisionit Nevina Shtylla i kërkoi Rozës të telefononte mamanë e saj Rita Latin dhe t’i thoshte se hoqi dorë nga roli i saj në filmin shqiptar dhe shkak u bë një skenë erotike.
“Duhet të sillesha sikur po kryeja marrëdhënie dhe unë nuk e bëj dot, kështu që hoqa dorë”, i tha Roza të ëmës.
Përgjigja e aktores i befasoi tëë gjithë në studio. Sipas saj të bësh një skenë të tillë është shumë normale.
“Çfarë ka të bësh një skenë erotike, është problem? Ai nuk është një film p*rno, ëhtë thjesht një skenë.Ty të vjen dynjaja mbrapa, sikur nuk të kam bërë unë”, -u shpreh Rita, ndërsa më pas Roza i tregoi se e gjitha ishte një lojë.
Roza u përfshi edhe në një ‘debat’ me astrologen Meri Shehu, kjo për faktin se vajzat kishin mendime të ndryshme për shenjën e horoskopit të Latit.
Teksa Meri po e përshkruante shenjën e Binjakëve si sipërfaqësore, moderatorja ndërhyri duke këmbëngulur se Binjakët u shkojnë shumë thellë gjërave dhe i mendojnë shumë mirë.
Ndërkohë, astrologia e ngacmoi Rozën duke e pyetur se “përse nuk është e martuar, meqenëse nuk është aq sipërfqësore”. Dashur pa dashur kjo pyetje bëri që Roza të tregojë publikisht se ka një partner në krahë.
“E martuar nuk jam, por nuk është se s’jam pa martuar. Nuk e kam bërë të madhe, por unë me dikë jam. Kam hyrje-dalje me familjarët”, tha Roza.
Më tej, ajo zbuloi se i dashuri i saj ka të njëjtën shenjë horoskopi me të dhe të dy përshtaten shumë me njëri-tjetrin.