Ledjana ngashërehet në lot para Mevlanit, ndërpritet takimi
April 7, 2021Sot në “Për’puthen”, Ledjana dhe Mevlani kanë pasur takimin e radhës.
Ndërkohë që Mevlani po përpiqej të afrohej, Ledjana shpërtheu në lot. Ajo qau me ngashërim.
Ledjana tha se ndjehej keq, për shkak se Mevlani tallet me të, ndërkohë që ky i fundit kërkoi të fikeshin kamerat për shkak të situatës së rënduar.
“Arritëm shpirt, tek vendi i ngjarjes. Fikni njëherë kamerat, se ndoshta s’do me dal në takim, mos të humbim kohë kot. Na thuaj ta dimë”, u shpreh Mevlani.
Më pas gjatë diskutimit, Ledjana tha se ndjehet keq sepse Mevlani nuk ka siguri ndaj saj. Megjithatë gjërat mes tyre u përmirësuan dhe takimi u mbyll më së miri. Pasi shkëmbyen disa puthje me njëri-tjetrin, Ledjana i kërkoi Mevlanit që të mos largohet kurrë prej saj dhe ai i pëshpëriti në vesh “Të premtoj”.
Gjithashtu ai bëri deklaratën e fortë duke thënë se ka rënë në dashuri me Ledjanën. Ndërsa kjo e fundit u shpreh se është ende në fazat e pëlqimit për Mevlanin.
Ledjana shpjegoi se asaj nuk i pëlqen shumë intimiteti para kamerave. Familja e saj nuk e pret mirë këtë gjë.
Ajo tregoi se janë takuar disa herë me Mevlanin jashtë studios dhe kanë shkëmbyer puthje. /revista.one/