‘Alfredo C’, dokumentari për ushtarët italianë pas kapitullimit, premierë në Tiranë
October 21, 2022Imazhi me të cilin përballet publiku mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e madh të kinema Millenium është xhiruar në Pellicula e të çon tek një prej historive të 27 mijë italianëve të mbetur në Shqipëri, pasi komunistët marin pushtetin.
Në datat 22 dhe 23 Tetor. Kjo vepër vjen me mbështetjen ekskluzive të Pontifikatit të Këshillit të Kulturës së Vatikanit. Mbështetje që vjen për herë të parë në Teatër.
Gjithashtu, të ftuar janë dhe një pjesë e folharmonisë dhe orkestrës së Kosovës. Nën dirigjimin e Jacopo Sipari di Pesscaseroli. Nën interpretimin e Eva Golemit, Ivana Hoxhës, Raffaele Abate dhe Vittorio de Campo.
Mijëra imazhe të tjera, bazuar në material arkivore e elementë fiction shkruar mbi të vërtetën e studiuar, ndërtojnë filmin dokumentar “Alfredo C’, që siç thotë regjisori e skenaristi Roland Sejko, ndihmojnë për të rikujtuar një pjesë të së shkuarës. Dokumentari, i prodhuar nga Instituti “Luce Cinecitta”, e i vlerësuar me ‘Nastro d’argento” në Bienalen e Veneciave, pas festivaleve në Itali, e Shkodrës, shënon premierën edhe në Tiranë.
Një histori e harruar, e operatorit italian, të cilin, dallga e luftës e përplas, nga propaganda fashiste, në atë të regjimit hoxhian. Nga parullat “Viva Duçe!”, në “Rroftë komandanti”, ku një tjetër parullë italian e Mussolinit që shfaqet në film duket se qëndron si emërues i përbashkët i të gjithë diktatorëve që ai pat xhiruar, përfshirë edhe Hitlerin: “Kinematografia është mjeti më i fuqishëm”.
Një dokumentar që dëshmon në 76 minuta përmes kujtesës së imazheve elementë të historisë, por edhe se si fshihej, apo se si deformohej ajo në emër të propagandës, duke zhdukur deri edhe jetët njerëzore…