Serena Sula: Më shkruajnë deputetë, gati “sex tape”-i im i parë

Serena Sula: Më shkruajnë deputetë, gati “sex tape”-i im i parë

October 23, 2022 0

“Mbretëresha e Twerk” Serena Sula vjen në një intervistë, ku zbulon më shumë rreth jetës së saj.

Shquheni si modelja e skandaleve. E bëni për marketing apo natyra juaj?

Absolutisht natyra ime, pasi po ta kisha për marketing do e bëja 1 herë, 2 herë skandal edhe jo më, ndërsa unë jam gjithmonë dhe në jetën e përditshme e njëjta femër në karakter dhe natyrë si nëpër rrjete sociale, portale, intervista, live. Jam e vetmja femër shqiptare në publik që jam më realja edhe e them me plot bindje.

Sapo e keni festuar 21- vjetorin, si shkoi festa?

Festa shkoj super bombë. Pa fjalë jam sinqerisht, mezi po e prisja atë kohe isha shumë në ankth faktikisht dhe në stres deri sa më erdhi ajo ditë pasi unë jam shumë detajiste dhe meraklie kur e filloj një punë o e bëj super bombë ose se bëj fare, këtë tip kam unë e dini ju dhe deri sa erdhi dita e shumëpritur më në fund për ta festuar pranë fansave të mi të dashur yjeve të mija, më shkoj çdo gjë perfekt ashtu siç e kam pas dëshiruar dhe ëndërruar, me gjithë organizimin duke filluar që nga DJ, dekori, intervista që erdhi ekskluzive për mua, dhuratat e vogla për të ftuarit. “Make up”-i im luks dhe veshja ime super “sexy” që ishte atë natë e ardhur direkt nga jashtë shtetit pra çdo gjë me pak fjalë më ka ecur vaj jam super e kënaqur pa masë. I falënderoj të gjithë dhe i them ju dua shumë, fansat gjithashtu mezi kishin pritur për mua që në orën 6 pasdites kishin shkuar atje tek dera duke bërtitur dhe “party” ishte në orën 8 imagjinojeni vet d.m.th. sa të çmendur janë pas meje, u kënaqën pa masë kur më shikuan “live”, gjithashtu dhe unë për ato pafund, mundi dhe stresi ia kanë vlejtur.

Kishte të ftuar VIP?

Festën e bëra vetëm për qejfin e fansave të mi për askënd tjetër në botë, vetëm që ato të më shikonin live lumturinë time dhe kënaqësinë time të ditës më të bukur, kështu që VIP-i i asaj nate dhe qendra e vëmendjes kam qenë vetëm unë dhe s’kam ftuar asnjë njeri tjetër, pasi s’kishte asnjë pikë kuptimi, se fansat atë natë erdhën vetëm për mua dhe party-n tim posaçërisht! A ka me VIP se Serena Sula? Normale qe jo.

Cili ishte skandali më i madh në ditëlindje, pati psh skena seksuale?

Skandali më i madh në ditëlindje që se ka bërë asnjë në Shqipëri dhe Kosovë ishte që papritmas erdhi një tortë me organin gjenital të mashkullit sipër, po e kishte bërë dhe super të mirë dhe të madh dreqi ashtu siç e dua unë.

Sapo keni lançuar edhe këngën e re, duket si një ‘diss’, kujt i dedikohet?

Kënga e re e quajtur “Mad”, është realisht një diss dhe i dedikohet gjithë atyre që kanë shkuar në Dubai me në krye Encën, dhe gjithë modelet e këngëtaret tona pas asaj, dhe pa lënë pas kryesoret, gjithë atyre që shajnë nëpër Tik Tok.

Pamë edhe një puthje me një femër në klip a i pëlqen dhe vajzat Serena?

Po e them për herë të parë në publik, që po i dashuroj femrat. Pas Serenës normale që do tërbohen dhe femrat se meshkujt as nuk diskutohet që mbarojnë pas meje, po dhe femrat shumë fare sa herë që dal nëpër party lokale më ngacmojnë, vijnë e me gjuajnë nga të pasmet dhe më puthin.

Keni bërë bujë me deklaratat rreth personazheve të njohur që ju ngacmojnë VIP-ave po politikanët ju ngacmojnë? 

Patjetër që po.

Mund të na jepni emra?

Emrat do t’jua jap në një moment të dytë. Ju kemi parë dhe nudo deri ku shkon Serena për hir të famës? Serena për hir të famës shkon deri ku aty njerëzit do habiteshin fare do çmendeshin totalisht, por po them një gjë, deri ku do shkoja, deri në një sex tape do shkoja, e them troç!!!

Të shpeshta kanë qenë deklaratat tuaja për personazhe të ndryshme që i keni ftuar për seks, ke pa sur ndonjë reagim prej tyre?

Patjetër që po kam patur, reagim prej tyre kur i kam takuar, vdesin fare. Më thojnë përfundimisht je super femër që s’ka si ti në Shqipëri si për tip e për çdo gjë. Me të gjithë kam pasur një super marrëdhënie, seksuale flas.

Sa ju mbështet familja në karrierën që keni zgjedhur?

Familja që në moshën 14-15 vjeçe atë kohë kur kam nisur karrierën më ka mbështetur. Normale pa diskutim që më ka mbështetur pa masë si në momente të vështira e si në të mira, ato kanë qenë aty për mua në çdo kohë, shihet qartazi dhe e dinë të gjithë shqiptarët e deri më sot, pasi është e vetmja familje tipike moderne shqiptare.

Si po shkojnë planet për filmin e parë tuaj pornografik?

Planet po shkojnë për mrekulli, pasi po mendohem shumë mirë dhe gjithashtu po mendohem që ta bëj me njeriun e duhur që kur të dali të bëj bujë, dhe po shikoj për ofertat që të godas sa më fort, pasi është shumë e rëndësishme si temë dhe shumë e vështirë, por po jua jap me garanci që do jem e para që do e bëj në Shqipëri.