‘Lidhja me Andin’ jashtë “Për’puthen”, Melisa: Do flas, do hapen letrat për të gjithë
April 7, 2021Tea ka aluduar se Melisa dhe Andi kanë lidhje jashtë emisionit “Për’puthen”. Melisa vendosi sot që të flasë. Fillimisht ajo mbylli llogarinë e saj në Instagram. Shumë e përkthyen si një lëvizje për të qëndruar larg “problemeve”, por në fakt nuk është kështu. Melisa ka reaguar përmes një videoje në TikTok, ku ka treguar se edhe ajo do të flasë shumë shpejt për gjithçka, sepse ndjehet e lodhur nga fjalët që po thuhen për të.
“Personazh publik apo jo personazh publik, mbi të gjitha jam njeri prej mishi e gjaku si të gjithë ju. Por me sa duket asnjë nuk ndalet. Nuk më ka mbyllur asnjë Insatgramin, account-in e kam mbyllur vetë sepse më lodhët.
Do rikthehem, sepse duhet të flas dhe unë. Jo për publikun, sepse unë nuk i detyrohem askujt që të flas gjëra të mia private! Këtë pjesë duhet ta kenë të qartë gjithë njerëzit dhe portalet.
Dihet të flas, sepse mesa duket supet e mia nuk mbajnë dot hipokrizinë, filozofinë dhe moralet që shesin një pjesë për të dalë nga situata. Por nuk ngrihesh duke ulur të tjerët, por meqë dëshironi këtë lojë, ua kam borxh pra!
Le të hapen letrat për të gjithë dhe të vendosim pikat mbi i sepse realisht më lodhët, por nuk rrëzohem!”, shprehet Melisa në videon e saj.