Për herë të parë në histori, tri artiste shqiptare nominohen për të njëjtin çmim në MTV Europe Music Awards

Për herë të parë në histori, tri artiste shqiptare nominohen për të njëjtin çmim në MTV Europe Music Awards

November 10, 2022 0

Tri këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore, Dua Liapa, Bebe Rexha dhe Ava Max do të garojnë mes tyre dhe do të performojnë në mbrëmjen e së dielës hitet e tyre, MTV Europe Music Awards 2022.

Madje ato janë të nominuara për të fituar një nga çmimet e mbrëmjes, atë të “bashkëpunimit më të mirë”.

Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”, Ava Max për bashkëpunimin me DJ Tiësto, “The Motto”, ndërsa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion.

Fituesin e kësaj kategorie do ta vendosë vet publiku duke votuar në këtë LINK. Pra, këtu keni rastin të votoni për njërën prej tyre.

Kjo është hera e parë në histori që tri shqiptare garojnë për të njëjtin çmim, por jo hera e parë që më shumë se një artist shqiptar nominohet në të njëjtën kategori në çmime ndërkombëtare.

Ndërkaq, Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, do të jenë drejtues të mbrëmjes, ku do të prezantojnë edicionin e sivjetmë të MTV EMA.

Në vitin 2019, Bebe Rexha dhe Dua Lipa ishin të nominuara për të njëjtin çmim në Grammy Awards, “Artisti i ri më i mirë” – çmim të cilin përfundimisht e fitoi Dua.

Në po të njëjtin vit, Dua ishte nominuar në të njëjtën kategori me Rita Orën në mbrëmjen e madhe britanike të çmimeve “Brit Awards 2019”. Ato garonin për çmimin kryesor “Videoja muzikore më e mirë” me nga dy klipe të tyre.

Edhe në vitin 2017, Rita dhe Dua konkurronin njëra-tjetrën për të njëjtin çmim, “Best Look (Pamja më e mirë)”, në MTV Europe Music Awards 2017.

Dua Lipa në MTV Europe Music Awards 2019 (Foto: Kate Green/Getty Images for MTV/Guliver)

Bebe Rexha gjatë performancës në MTV Europe Music Awards 2018 (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images for MTV/Guliver)

Ava Max me çmimin ‘Artisti depërtues i vitit’ në MTV Europe Music Awards 2019 (Foto: Kate Green/Getty Images for MTV/Guliver)

revista.one/