Pas kritikave për burrin aziatik, reagon ashpër “Ponja e Portokallisë”

Pas kritikave për burrin aziatik, reagon ashpër “Ponja e Portokallisë”

November 12, 2022 0

Dikur spikati me rolin e Ponjës së Portokallisë, Ervina Kotolloshi u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj dhe jeton prej vitesh në Paris. Atje kreu masterin dhe doktoraturën, ndërsa aktualisht jep mësim në një universitet në kryeqytetin francez. Aktorja e njohur, e cila është bërë nënë e një djali ka dhënë një intervistë pas shkëputjes së gjatë.

Por pasi rrjeti mësoi se bashkëshorti i aktores  është aziatik, shpërthyen paragjykimet.

Ndërkohë,  aktorja ka bërë një reagim të ashpër ku shprehet se nuk lejon askënd të flasi keq për bashkëshortin.

Ajo shkruan se ai është një njeri i mrekullueshëm dhe se nuk do të ënderronte një bashkeshort dhe baba më të mirë për djalin e saj. Dhe në fund aktorja e humorit thotë: Ju lutem mos më bëni pjesë të klikimeve tuaja.  Jam e lumtur pa  publicitet dhe klikime. Jam e lumtur pranë familjes sime, larg dritës së prozhektorëve dhe famës.

revista.one/