Dua Lipa do të këndojë në Tiranë për Festën e Flamurit
November 15, 2022Dua Lipa, do të performojë në Shqipëri me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, 27-vjeçarja ka bërë të ditur se do ta mbajë koncertin e fundit në kuadër të turneut ‘Future Nostalgia’ pikërisht në Tiranë.
“Jam shumë e gëzuar t’ju njoftoj se koncerti i fundit i turneut ‘Future Nostalgia’ do të ndodhë në Tiranë, Shqipëri me 28 nëntor”, ka thënë këngëtarja në anglisht.
“Mezi po pres t’ju shoh me 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110 vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë”, ka vazhduar Dua në shqip.
Kujtojmë që gjatë këtij viti, krahas Kosovës, Festivali Sunny Hill u mbajt për herë të parë edhe në Shqipëri, mirëpo Dua nuk ishte e pranishme.
Ndërkohë, një koncert madhështor e mbajti shqiptarja tjetër me famë botërore, Rita Ora, e cila interpretoi në Tiranë në muajin shtator.
revista.one/