Dua Lipa fotografohet në Australi e përqafuar me artistin Troye Sivan
November 16, 2022Gjatë turneut në Australi, Dua Lipa u pa në plazhin Swanbourne, i cili rastësisht është një plazh i afërt me plazhin nudo, ku u takua me yllin e popit Troye Sivan, i cili u rrit në qytetin në fjalë. Dua mbërriti pak para orës 17:00 për një darkë të hershme në Shorehouse Bar, i cili ka pamje nga plazhi, shkruan DailyMail.
Pas ushqimit dhe pijeve, Dua, e cila ishte e rrethuar nga dy roje sigurie, u takua me Troye dhe dy muzikantët ndanë mes vete një përqafim të ngrohtë.
Ata u bashkuan shpejt me miq të tjerë dhe panë perëndimin e diellit së bashku në një stol aty pranë.
Dua, e njohur për këngët e saj hite si: “Levitating”, “One Kiss” dhe “Don’t Start Now”, tregoi figurën e saj të pabesueshme të trupit e veshur me një ansambël shumëngjyrësh dhe të tejdukshëm.
Veshja e saj përbëhej nga një bluzë me mëngë të gjata me pika dhe pantallona të ndezura.
Fituesja e trefishtë e çmimit “Grammy” kishte aksesorë një palë syze dielli të zeza, të cilat i mbajti në ballë dhe i mbante në valë të lirshme flokët e saj të gjata e të errëta.
Ajo u pa më vonë duke qeshur dhe duke biseduar me fansat dhe me dashamirësi pranoi të bënte fotografi me ta.
Troye, gjithashtu 27 vjeç, kishte veshur një këmishë me vija portokalli dhe të bardha dhe pantallona të shkurtra të zeza të markës “Moschino”. Ai e mbrojti fytyrën nga dielli me një palë syze të zeza të trasha dhe një kapele të bardhë.
Këto fotografi vijnë pak paraqitjes së radhës të Duas në Perth të mërkurën mbrëma, e cila shënon fundin e turneut të saj “Future Nostalgia” në Australi.
revista.one/