Dua Lipa dhe Elton John fitojnë çmimin për bashkëpunimin më të mirë në American Music Awards

Dua Lipa dhe Elton John fitojnë çmimin për bashkëpunimin më të mirë në American Music Awards

November 21, 2022 0

Më 20 nëntor u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve America Music Awards që nderon artistët për muzikën dhe punën e tyre artistike. Në mesin e fituesve të natës së mbrëmshme ishte edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e cila fitoi çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” me Elton John për ‘remix’-in nga PNAU për hitin “Cold Heart”.

Projekti i dyshes ka qenë një hit global që nga publikimi në vitin 2021. Kënga u nominua për këngën e vitit në Brit Awards, dhe ka kaluar një miliard transmetime në Spotify.

Ai u bë ‘single’ i tetë numër 1 i Eltonit në atdheun e tij dhe i pari për 16 vjet, duke e bërë legjendën e pop-it artistin e parë në histori që arrin me një këngë në “Top 10” në Mbretërinë e Bashkuar në gjashtë dekada të ndryshme.

Në Australi, këngës iu deshën 12 javë për të arritur majën. Kur arriti atje, ai e bëri Eltonin, me 74 vjeç, artistin më të vjetër që kryesoi në tabelën e “Singles ARIA”, duke kaluar Paul McCartney.

Tani është kënga më jetëgjatë në vendin e parë e Eltonit në Australi, me 10 javë jo të njëpasnjëshme.

As Dua dhe as Elton nuk ishin të pranishëm në AMA, kjo sepse dyshja performuan bashkë në Doger Stadium në Los Angeles në kuadër të turneut të artistit 75-vjeçar. 

revista.one/