Big Brother/ Vivien dhe Getinjo, në një dhomë speciale për ta kaluar natën

Big Brother/ Vivien dhe Getinjo, në një dhomë speciale për ta kaluar natën

December 17, 2022 0

Mbrëmë pas përfundimit të spektaklit të Big Brother VIP Kosova, dhoma e sekreteve do të shndërrohet në dhomë të surprizave posaçërisht për Getinjon dhe Vivien – dhuratë nga “Vëllai i Madh”.

Çifti më i ri brenda shtëpisë, Getinjo dhe Vivien janë ftuar në dhomën e rrëfimeve nga Alaudini dhe Jonida për të folur rreth romancës së tyre të porsa nisur.

“Kur jam nisur për këtu, e kam ditur që mundet me qenë një bukuroshe që është e qetë dhe më afrohet me qetësi. Më pëlqen qetësia e saj, e për pamje as nuk diskutohet”, ka thënë Getinjo.

“Unë i kom do hajgare që rrallë njerëz i kapin dhe Vivi i ka kapur prej fillimit”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Vivien tha se pëlqen marrëdhënien e saj me Getinjon dhe theksoi se nuk dëshiron që të nxitojë në atë që po krijohet me reperin.

“Që në natën e parë dilnim jashtë herë pas here dhe në qoftë se do e mendoja nuk do të ishte kurrë një lidhje me Getin. Nuk duam t’i nxitim gjërat. Shpresoj të transmetojmë diçka të mirë edhe për jashtë, sepse ne po ndjehemi shumë mirë dhe shpresoj që edhe jashtë ta përçojmë këtë pozitivitet”, ka thënë Vivien.

Së fundmi, ai ka shkëmbyer puthjen e parë me Vivien dhe mesa duket romanca e parë ka nisur në shtëpinë e BBV Kosova.

“Ishte puthje e lehtë, por me ndjenja. Nuk më vjen turp, as nuk kam komplekse të tregoj se nuk jemi duke bërë asgjë të turpshme. Atë që po e ndjemë, ne po e bëjmë. Në fakt e kam menduar që mund të ekzistoj një bukuroshe që është e qetë dhe më afrohet me qetësi”.

Vivien është një nga 14 banorët e Big Brother VIP Kosova. Ajo që në hyrje është prezantuar që ka qenë pjesë e spektaklit të dashurisë “Love Story”.

revista.one/