Salsano Rrapi, për herë të parë në skenë me bashkëshorten
December 17, 2022Ishte valsi plot emocion me bashkëshorten e tij që i dha plot 40 pikë Salsano Rrapit këtë mbrëmje në Dancing With The Stars.
Romanticiteti dhe ngjyra e dashurisë, e kuqja mbizotëruan skenën e magjishme. Ishte dashuria në sytë e tyre që përcolli emocione të papërshkrueshme gjatë valsit. Aktori arriti të merrte 40 pikë nga juria.
Në ndryshim nga çdo natë tjetër, në fillim të spektaklit të gjithë VIP-at kanë kërcyen me njeriun e dashur të tyre, qoftë ky partneri, motra apo edhe njëri nga prindërit.
Pas performancave të veçanta që sigurisht ata do t’i mbajnë mend gjatë në memorien e tyre, u rikthyen tek sfida e vërtetë mes çifteve. Pas performancave ata u vlerësuan si më poshtë:
- Sara & Luxhino – 37 pikë
- Ardit & Jora – 38 pikë
- Julka & Silvester – 31 pikë
- Salsano & Lori – 34 pikë
- Isli & Ledia – 40 pikë
- Elhaida & Ledian – 40 pikë
- Megi & Jurgen – 36 pikë
Pasi u bë e ditur se Megi dhe Jurgen do të ishin gjysmëfinalistët e parë të “Dancing With The Stars” mbrëmjen e djeshme u bë e ditur gjithashtu se edhe Sara & Luxhino, Ardit & Jora, Isli &Ledia, Salsano & Lori dhe Elhaida dhe Ledian do të jenë gjithashtu në vijimësi të spektaklit, përveç Julkës dhe Silvestrit , të cilët u detyruan të përfundojnë garën.
Javën e ardhshme do të ketë dy të eleminuar.