“Djemtë e Detit”/ Edea Demaliaj risjell këngën hit të të atit të ndjerë

“Djemtë e Detit”/ Edea Demaliaj risjell këngën hit të të atit të ndjerë

December 22, 2022 0

Nata e tretë e Festivalit të këngës në RTSH iu kushtua rikthimit të hiteve të këtij festivali në 61 vite, këngë që kanë mbetur në memorien e publikut dhe këndohen edhe sot me plot pasion dhe emocion si në momentin që u shfaqën për herë të parë.

Një nga momentet më të veçanta ishte rikthimi i këngës hit të viti të mbrapshtë 1997, “Mos qaj” e Djemve të Detit.

Drejtuesi i grupit të “Djemtë e Detit”, Gent Demaliaj është ndarë nga jeta pak vite më parë, por emocionin, zërin dhe interpretimin e tij fantastik të dikurshëm e solli në skenë e bija Edea Demaliaj, e cila ngriti publikun peshë me vokalin dhe vargjet e tekstit që dikur këndoheshin nga i ati.

Një preferencë e jashtëzakonshme që u shoqëruar edhe interpretimin e Valentin Markvukaj e “Djemve të Detit”, i cili rikthehet pas 15 vitesh në skenën e RTSH dhe këngëtares Enxhi Nasufit, e cila u përlot në fund të performancës.

“Është përgjegjësi shumë herë më e madhe se kur performoj diçka time. Këngët e babait janë një thesar dhe jam shumë e lumtur që i kam dhe do i këndoj gjithmonë”, tha Edea.