“Ndau burrin nga gruaja, tani i këndon bashkimit!” Ndjekësit kritikojnë Albina Kelmendin
December 25, 2022Albina Kelmendi dhe familja e saj ia dolën të rrëmbenin zemrat e publikut dhe si rrjedhojë nga votat e tyre do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision.
Duje mori zemrat e të gjithëve për tekstin që ka, i cili i bën jehonë bashkimit të familjes dhe jo ndarjes.
Ndërkohë Albina ka marrë edhe komente negative përpos atyre pozitive, ku disa ndjekës e kanë lidhur teksin e këngës me një histori personale të saj.
Duke qenë se ka kohë që u raportua se Albina u martua me një biznesmen që dikur ishte i martuar dhe ka dy vajza, komentuesit ia kanë përmendur këtë fakt asaj.
“Ndau burrin nga gruaja e knej thirrje mos mu nda” ishte një koment i një ndjekësi.
Rikujtojmë që Elsa Lila, këngëtarja e njohur shqiptare gjithashtu triumfoi, duke u shpallur fituesja e çmimit të parë nga juria e Festivalit të 61 të Këngës në RTSH.
Ajo u rikthye në këtë festival pas 25 vitesh me këngën “Evita”.
revista.one/