Promisa dhe Orjol dy bebet e para të vitit 2023
January 1, 2023Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00.
Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Promisa dhe Orjol.
Doktori Fatjon Balla është shprehur se gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe foshnjet janë shumë mirë.
“Të dy lindjet ishin cezariane, e parë e seksit femër dhe i dyti djalë. Të dy janë shëndosh e mirë. Operacioni shkoi me sukses”, ka treguar doktori në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
“Dita e fundit ishte një ditë e zakonshme, një ecuri normale, kanë qenë 8 lindje, 5 lindje normale, dhe 3 çezariane”, përfundoi ai.
revista.one/