Olta dhe Luizi grinden me fjalë banale, Efi u bë “molla e sherrit”
January 5, 2023Një diskutim i ashpër ka nisur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip” mes Luiz Ejllit dhe Olta Gixhari. Debati i tyre lindi si vijmësi e përplasjes së djeshme që Luizi pati me Efin.
Në atë debat, Luizi tha: “Hajde ha m*t”.
Kjo nuk i ka pëlqyer Olta Gixharit, e cila u shpreh se nuk mund të qëndrojë indiferente dhe i ka dalë kështu në krah Efit. Ajo dhe Luizi diskutuan në oborr në lidhje me këtë temë, ku as kësaj here nuk munguan fjalët banale dhe tone të ashpra.
DEBATI:
Olta: Çfarë thua në mëngjes nuk e thua në darkë. Unë sot u shqetësova për ty dhe erdha te ruloti për të të folur ty për Efin, që të mos flasësh me atë gjuhë. Nëse ti je një njeri që çfarë thua në mëngjes nuk e thua në darëk, atëherë na thuaj që të sillemi ashtu me ty. Mos manipulo situata që t’i hedhësh benzinë zjarrit që të thuash “më the kështu dhe në video doli ashtu.”
Luizi: Ku e ke qëllimin?
Olta: E ka diçka të tillë me çdo banor.
Luizi: Prit të flas unë, se po më duket vetja si ai vlonjati, “më lër të flas.” Erdhe më the “mos fol ashtu”, unë në nerva e sipër të fola ashtu dhe vazhdova hodha prapë kunja.
Olta: Do iki në banjo the dhe “e dinë ato që do hajnë se ça do hajnë”, këtë the se isha këtu. Kjo ishte batuta, edhe pak më parë bëra prapë batutë.
Luizi: Duke njohur natyrën e saj, thashë “do e gjejmë momentin”, me kunj ose direkt, por më la pa fjalë. Nuk reagoi por më dha edhe buzëqeshje.
Olta: Kam disa ditë që e ndjej këtë situatë.
Luizi: Unë nuk kam njohur një anë të saj (Efit), si ta njoh unë…
Olta: Nuk mund ta njohësh anën e saj duke i thënë “ha m*t!”
Luizi: Kësaj i them “ha m*t”, ty të them “je gabim natë-ditë”, tjetrës i them diçka tjetër.
Olta: Mos e hap më këtë bisedë. Ma thanë dhe brenda mos flisni për një njeri që s’është. Para dy ditësh me ty dhe Efin ndodhi e njëjta gjë dhe nuk fola, që i the “je e mirë” e kështu.
Luizi: Ka dy shoqe shumë të mira edhe mua, kjo e di, si kjo si ajo. Çdo ditë merrem me një banor, jam marrë me Mikelën, dua të njoh një anë të saj. Ç’punë ke ti se çfarë mënyre kam unëta njoh.
Olta: Kur ne na tërhiqet vëmendja, në momentin që ti zihesh me një banor, unë personalisht nuk rri indiferente. Unë bëj pjesën time, pastaj nëse ju shikoj juve që bëheni miq, më duket tallje b**he.