“Më vunë fletë-rrufe të gjithë”, Genti nuk pranon t’i kërkojë falje Oltës

“Më vunë fletë-rrufe të gjithë”, Genti nuk pranon t’i kërkojë falje Oltës

January 6, 2023 0

Situata mes Gentit dhe Oltës vazhdon të jetë e tensionuar për sa kohë ajo nuk pranon faljen e tij pas debatit të fortë që nisi pasi aktorja thotë se Genti e ka ofenduar shumë rëndë.

Në një bisedë me Luizin, ai thotë se banorët i kanë bërë fletë-rrufe.

Luizi: Ajo të ka mundur , a e kupton , se ajo të bëri të dalësh nga vetja.

Genti: Ajo të bëjë ça të dojë, këto jemi prapë, do e shohësh.

Ndërkohë, Amosi është lideri i ri shtëpisë këto ditë dhe si i tillë ai iu ka ricaktuar disa detyra banorëve. Por ‘masa’ më e fortë e tij ishte heqja e Gentit nga kuzhina, gjë ka shkaktuar një debat mes tyre.

Amos: S’mund të ndalosh 14 veta të ushqehen se ke kapriço, se ke kapriço, 50 vjeç burrë!

Herioni: Po le të gatuajë Genti me mua, se e ka me qejf!

Amos: Po jo more, ç’është ky qejf, Genti nuk do gatuajë, janë 14 veta që po hanë makarona ditë për ditë!

revista.one/