Antonela darkë me qirinj me Atdheun
April 10, 2021Antonela dhe Ardheu kalojne nje darke tomantike me njeri tjetrin.
Dyshja janë parë duke darkuar bashkë. “Vipat e Bllokut” publikuan fotot e tyre teksa ata bisedonin me njëri-tjetrin në një tavolinë.
Në puntatën e transmetuar ditën e djeshme, konkurrentja zgjodhi të kishte një takim me Atdheun. Ajo kërkoi nga produksioni që ta rikthente atë në program. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vijim. A do të ketë një kthim të dytë të Atdheut në “Për’puthen”?
Para disa ditësh, Atdheu u rikthye në “Për’puthen” dhe pati një ballafaqim me Antonelën, ku më shumë se për t’u sqaruar me të, ata dukeshin se po zhvillonin një takim të mohuar. Konkurrentja u shpreh se kishte një pëlqim akoma për të dhe madje kërkoi me ngulm kthimin e Atdheut në program.
“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, i tha Antonela. /revista.one/