Olta mendon se është “në rrezik”: Unë do dal nesër nga Big Brother…

Olta mendon se është “në rrezik”: Unë do dal nesër nga Big Brother…

January 9, 2023 0

Olta Gixhari pas debatit të ashpër me Gent Hazizin, beson se nesër do të lërë shtëpinë e BBV Albania.

Mirëpo, Ronaldo thekson se kjo gjë nuk mund të ndodhë.

Vetë aktorja shtoi se ndodhet në “rrezik” për daljen nga shtëpia e BBV Albania.

Olta: Unë jam e bindur që do dal nesër!

Ronaldo: Po tallet!

Kristi: Tani të them të vërtetën, ka shumë shanse!

Kujtojmë se Genti dhe Olta u përfshinë në një debat së fundmi së bashku.

Gruaja e Gent Hazizit, Eltona ka qenë së fundmi e ftuar në “BBV Fan Club”. Ajo ka komentuar sherrin Genti-Olta.

Ndërkohë Olta Gixhari nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka qenë duke biseduar me Kiarën, ajo është përlotur për të birin.

Ajo tha se është shumë kurioze ta shohë reagimin e djalit të saj teksa ajo shfaqet në televizor.

“Nuk e di si sillet kur më kërkon, se si e kalon kur nuk më sheh në shtëpi. Para se të vija këtu ai pati një lidhje edhe më të madhe me mua, sikur e ndjente që do ikja”, tha Olta e prekur teksa fliste me moderatoren.

revista.one/