Drama e Luizit me Kiarën: Nuk dua të kem të bëj me ty…

Drama e Luizit me Kiarën: Nuk dua të kem të bëj me ty…

January 11, 2023 0

Rrëfimi i Luzit me “sëmundjen” e tij u bë kryefjala e mbrëmjes së të martës në Big Brother VIP. Këngëtari tregoi e vuan nga një tumor por gjatë Prime-t ai i shokoi të gjithë kur tha se nuk ishte për veten e tij po për shokun.

Një nga banoret e cila nuk e ka përjetuar aspak mirë është Kiara Tito, të cilës Luizi i rrëfeu dhe historinë rreth dy ditë më parë. Pas spektaklit këngëtari dhe moderatorja patën një përballje me njëri-tjetrin ku dhe kjo e fundit mori një vendim në lidhje me marrëdhënien me Luzin.

Ajo i tha se dëshiron ti ndërpresë marrëdhëniet me të dhe theksoi se ndihet shumë e ngarkuar emocionalisht.

“E nis me gjënë e parë që po ta them, unë besoj që ka një gjë nuk e di ca është por që ka një gjë që ti nuk e ke thënë siç duhet. E dyta ajo gjë që më ke bërë, në të lloj mënyre që kë treguar dhe mënyra sesi më ngarkove për dy ditë rresht është shumë e rendë sepse jam përpjekur të mos e flas me asnjë me përpjekje qe të mos dilte fare dhe është një gënjeshtër e pafalshme unë dua ta them ka diçka mund dhe të mos jetë fare. Por qe ti me ke gënjyer më ke gënjyer dhe i ke luajtur fenë dhe bravo të qoftë të jap dorën për këtë që ke bërë.

Dhe nëse thash një fjalë atë ditë thash çadolloj gjëje  të ndodhë me këtë djalin unë do jem me ty deri në fund. E them me gjithë shpirt sepse jam shumë e ndjeshme por nuk dua që njerëzit të tallen me mua kupton, unë kam një familje jashtë dhe s’të nduk ndihen mirë të më shof un mua duke qarë dhe duke mos e shijuar këtë eksperienë. Unë kam shumë arsye për të qenë e ngarkuar dhe kam shumë të drejtë për këtë gjë. Arbana tha që gëzon shëndet të plotë por për pjesën tjetër sinqerisht më ke lënë pa fjalë dhe unë nuk dua të kem të bëjë asgjë me ty. Km gjithë këto vite që përpiqem të ndërtoj këtë imazh dhe del një djalë si ti mi hedh poshtë të gjitha por jo se nuk kam lidhur kërthizën me ty. Kam 10 vite që kam sakrifikuar për të qenë këtu. Vij këtu për ta shijuar këtë eksperiencë dhe për të kaluar bukur por jo të më thuash historira të tilla të më ngarkosh dhe pastaj të dali që nuk është e vërtetë. Unë sot jam ndjerë realisht shumë keq. Do të të dëgjoj sepse besoj se e meriton një shpjegim s përse e ke bërë këtë sepse budalla nuk je, je çun shumë i zgjuar. Për çfarë arsye e bëre këtë, të lutem ma shpjego konkretisht”.

Ndërkohë Luizi shprehet vazhdimisht se nuk mund të flas më tepër aty, duke i premtuar që jashtë shtëpisë do ketë një shpjegim.

“Fola se kam një arsye shumë të madhe. Unë kisha gjithë vëmendjen, pse duhet ta bëja unë diçka të tillë? Për këto gjëra jam penduar më shumë, nuk arrita kurrë të fitoj ty, madje tani të humba tërësisht. Do gjykohem shumë nga njerëzit dhe ndoshta me të drejtë. I bëra vetes autogol. Por kaq mund të flas këtu. Arsyen e vërtetë këtu se merr vesh kurrë por pa ta treguar nuk e lë por do ta them fjalë për fjalë kur të jemi jashtë. Vazhdo shijo rrugëtimin dhe unë nuk do të pengoj për asgjë”.