“Ai meriton shuplaka çdo ditë”/ Kejvina nuk ndalet ndaj Luizit

“Ai meriton shuplaka çdo ditë”/ Kejvina nuk ndalet ndaj Luizit

January 17, 2023 0

Kejvina vazhdon ende të reagojë e revoltuar ndaj situatës me Luzin në shtëpi duke bërë deklarata të forta. Modelja e cila duket në gjendje të rënduar psikologjike ka shpërthyer në lot teksa bërtiste me zë të lartë në mes të shtëpisë se këngëtari është një “mashtrues dhe plehrë”.

Sipas saj Luizi meriton të goditet me shuplakë çdo mëngjes që të ‘zërë mend’. Teksa banorët e tjerë po përpiqeshin ta qetësonin Kejvinën, ajo shprehej se askush nuk i intereson sesi ndihet ajo.

“Mashtrus, plehrë, i neveritshëm, i japin hapsirë televizive këtij… Është i aftë të manipulojë gjithkënd për të arritur qëllimet e tija dhe në fund të thotë ti e ke fajin dhe vijnë dhe më flasin për një shuplakë që i dhashë atij po ai meriton çdo mëngjes nga një shuplakë fytyrës që të zgjohet dhe të kthehet si njeri, ai do shuplaka çdo ditë sepse po përdor dhunën verbal, dhunën verbal dhunën psikologjike sepse ai është dëmi i shoqërisë. Shuplaka harrohet por kjo që të ngel në mendje të ngel ndër vite dhe të përndjek. Është një plehrë, e urrej atë dhe të gjithë njerëzit si ai, ku ma gjetët këtë mashtrus dhe këtu më doli. A i intereson ndonkujt sesi jam unë ndonjëherë”- u shpreh Kejvina.

Kujtojmë se gjatë gjithë mbrëmjes të Prime-t të kaluar, Kejvina po sulmonte Luizin për mënyrën se si ai i drejtohet banorëve të tjerë. Ndërkohë në një moment ata patën edhe një replikë mes tyre, ku Kejvina tha se Luizi nuk meriton as të marrë frymë, duke i përmendur edhe të atin.

“Mos harro se unë e kam babain gjallë, nuk më ka vdekur. Fle me këpucët te hunda, me çorape. Nuk më intereson fare. Nuk ka shans jo Luizi por 100 Luiza bashkë. Të jem jo në tv, por në qiell. Tipat si ky mua më mbajnë çantat jashtë. Ta marrin si të duan nuk më intereson fare.

Të arrijë deri në këtë pikë nuk meriton as të marrë frymë. Ky është shembulli më i keq i shoqërisë. Nëse kjo situatë tejkalohet unë urgjent me keqardhjen më të madhe largohen nga emisioni direkte. Të më vijë një copë njeri me dy sy këtu, nuk më intereson fare”, u shpreh Kejvina.

Nga ana tjetër Luizi shpjegoi arsyen e këtij reagimi për shkak të shpërthimeve të herëpashershme të modeles në drejtim të tij.

“Tani e mbushi kupën, se flet kudo. Ajo që them është kjo. Ajo tha ai vjen për të qep a për të shkepur, i thashë varet a je e qepur ti”, tha ai.