Olta u kërkon të puthen, “fut në sherr” Kiarën dhe Luizin: Nuk ke ndjenja për mua
January 26, 2023Një debat ka nisur pasditen e sotme mes Kiarës dhe Luizit, ku “mollë sherri” u bë insistimi i Olta Gixharit për një puthje mes tyre.
Aktorja po diskutonte me Kiarën në dhomën e gjumit, ku mes të tjerash i tha se ajo nuk është një lojtare e fortë, madje shtoi se Efi është më e fortë se ajo. Më tej, Olta i shprehu Kiarës mendimin e saj për marrëdhënien e moderatores me Luizin, ku theksoi se një puthje mes tyre është shumë e rëndësishme.
Luizi erdhi në dhomën e gjumit dhe u përfshi në diskutim, i cili u përmbyll me një debat mes tij dhe Kiarës. Kjo e fundit i tha se duhet të përgatitet për mbrëmjen e sotme, ku do të moderojë dhe shkruajë skenarin e një “show” të dhënë nga produksioni. Ajo theksoi se “ky është momenti i saj” dhe i kërkoi Luizit të mos i flasë.
Diskutimi:
Olta: Puthe taman dhe kupto çfarë perceptimi ke për këtë njeri, sepse emocionet e buzës, ajo magjia që ndodh është e rëndësishme. Jepja vetes këtë mundësi.
Kiara: Do ta bëj kur të ma ndjejë zemra, nuk e bëj se ma thonë të tjerët.
Luizi: Ti nuk ke ndjenja për mua, se po të kishe e kishe bërë me kohë (puthjen).
Olta: Është kohë e humbur, nëse ai nuk është i duhuri ti po i humb vetes kohë. Je duke çuar dëm eksperiencën më të bukur të jetës tënde.
Kiara: A ka mundësi të mos më flasësh më sot? Pikë! Për aq kohë sa pret që të të thotë Olta Gixhari “puth Kiarën.” Ça më din mua ti, 2 vjeç, që të marr mendime nga Olta? Mos i jep rëndësi, pse thua “më mori Olta nga ty?” Këtë që kam nuk ma merr dot Olta nga ty. Ky është momenti që unë të shkëlqej, kjo është e rëndësishme për mua, puna ime.
revista.one/