Ardit Gjebrea viziton kuzhinierin e famshëm turk Nusret Gokce
January 27, 2023Këngëtari dhe prezantuesi i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, gjatë këtyre ditëve së bashku me familjen e tij kanë vizituar Turqinë. Teksa kanë qëndruar së bashku në Stamboll për pushime, familja ka pasur rastin që të njihet me një figurat më të njohura turke.
Bëhet fjalë për kuzhinierin e famshëm, Nusret, i cili mesa duket i ka mirëpritur ata në restorantin e tij.
Ka qenë vet Gjebrea ai i cili publikoi një fotografi të përbashkët familjare, ku shihej së bashku me djalin e tij, Jonin, vajzën Anna, teksa të tre së bashku pozojnë në krah të kuzhinierit të famshëm, i njohur ndryshe edhe me nofkën Salt Bae.
“Me fat kur të pret Zoti i shtëpisë”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë këngëtari interpretues i hitit “Kur një ditë të kthehesh ti”.
Nusret Gokce ka qenë shumë i përfolur muajve të fundit, veçanërisht pas ndërhyrjes së tij në finalen e Kampionatit Botëror, duke prekur Kupën e Botës me dorë, gjë e cila nuk është e lejuar dhe për këtë u kritikua mjaft.
revista.one/