“Mos më bëj si gangster këtu brenda”, Olta kërcënon Luizin

“Mos më bëj si gangster këtu brenda”, Olta kërcënon Luizin

January 30, 2023 0

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë dy nga rivalët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ata janë të përfshirë vazhdimisht nëpër debate, e shpesh kalojnë në ofendime ndaj njëri-tjetrit. Së fundmi kanë qenë duke qëndruar në oborr të shtëpisë, ku dyshja kanë pasur një përplasje.

“Do të vijë dita që nuk do të kursehem më. O Luiz mos bëj si gangster këtu brenda. Nuk je, je një miush i vogël. Të shoh kush je dhe e di se çfarë ke bërë. Nuk e mban dot. Sa gjatë do ta kemi punën bashkë. Çfarë i ke bërë vetes. Ti je llumi i shoqërisë, fundi i kazanit. Çfarë llumi qe je”, u shpreh ajo.

Në anën tjetër pati dhe një kundërpërgjigje nga Luizi, teksa shtoi: “Mendoje mirë atë ditë. Nuk e kam bërë gangsterin me askënd. E ke gabim. Nuk bëj as gangsterin, unë kam ardhur të luaj këtu”.

Olta më pas i është drejtuar Luizit duke i thënë se di shumë për Kiarën dhe se do të vijë dita që do t’i shpalosë të gjitha.

Debati i tyre nisi pas një pyetje që i ishte bërë Luizit në lidhje me ish-partnerin e moderatores Tito.

Banorët e Big Brother VIP Albania mbrëmë (e hënë) kanë realizuar një diskutim me njëri-tjetrin duke bërë pyetje si për rrugëtimin në shtëpinë e famshme ashtu edhe nga ato nga jeta private.

Edhe dyshja Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ishin gjithashtu të përfshirë dhe nuk munguan pyetjet as për marrëdhënien e tyre.

Një nga pyetje që vuri në siklet Luizin ishte për një raport dashurie që Kiara mund të ketë lënë të hapur me një persona tjetër jashtë shtëpisë.

“Pse bënë sikur nuk e di që Kiara ka dikë që e pret jashtë?”, ishte pyetja për këngëtarin, i cili e mohoi se është në dijeni të kësaj.

“E para nuk e di, e dyta nuk është, e treta nëse është ka ikur me kohë, nëse nuk ka ikur kur të dal do të ikë”, ka thënë Luizi.

revista.one/